Albanian edition
Kjo thirrje për lutje për myslimanët erdhi fillimisht gjatë një takimi që po zhvillonin disa drejtues të krishterë në Lindjen e Mesme në vitin 1992. Disa besimtarë të përfshirë në një lëvizje ndërkombëtare e përjetuan shumë fort dëshirën e Perëndisë për të thirrur sa më shumë të krishterë që të ishte e mundur që të luteshin për botën myslymane. U planifikua një lëvizje lutjeje që të përkonte me muajin islamik të Ramazanit. Qëllimi ishte që “30 Ditët” të ishin gjatë muajit të Ramazanit për të paktën 2 arsye: (1) si një mënyrë që të krishterët të identifikonin veten e tyre me myslimanët gjatë një periudhe të caktuar të vitit, (2) për të kërkuar ndërhyrjen sovrane të Perëndisë në jetën e myslimanëve gjatë një kohe të vitit, kur ata janë vecanërisht fetarë. Ju lutemi vini re, që fakti se ne lutemi gjatë muajit të Ramazanit nuk do të thotë që ne konformohemi me praktikat myslimane të agjërimit dhe lutjes.
30 Ditë lutje për botën muslimane [2.4 mb]
(Requires the newer (free) Acrobat Reader.)
and order the booklet from the Albanian Office
Si besimtarë në Jezusin ne nuk biem dakord me idetë, teologjinë dhe praktikat islamike në mjaft fusha. Sidoqoftë, lëvizja “30 Ditët” thekson dashurinë e Perëndisë për myslimanët. Ne inkurajojmë të gjithë besimtarët në Mesian që të kultivojnë një frymë përuljeje, dashurie, respekti dhe shërbimi ndaj myslimanëve.
Qëllimi i këtij udhëzuesi lutjeje është që të frymëzojë dhe të drejtojë çdo lexues ndërsa ai ose ajo ndërmjetëson për botën myslimane. Megjithatë, në këtë material nuk mund të marrësh të gjithë informacionin. Ne ju inkurajojmë që të kërkoni informacion të mëtejshëm me qëllim që të njihni më mirë botën islame dhe lëvizjen e Perëndisë midis myslimanëve. Përsëri këtë vit ne kemi përfshirë një numër dëshmish me qëllim që të inkurajojmë besimin tuaj ndërsa luteni. Perëndia i do myslimanët. Ai dëshiron që ata ta njohin Atë.
Autorët
